Neto paga e paguar mesatare mujore për punëtor në shkurt të këtij viti arrin në 27.206 denarë dhe shënon rritje prej 12.5 për qind krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror për Statistika.
Rritja e këtillë kryesisht vjen si rezultat i rritjes së neto pagës mesatare mujore të paguar për një punëtor në sektorët: aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike për 20.1 për qind, art, argëtim dhe rekreacion me 19.3 për qind dhe industri prodhuese për 17.7 për qind.
Ulja e pagës-neto mesatare mujore të paguar për një punëtor, në krahasim me muajin e kaluar, është regjistruar në aktivitetet financiare dhe aktivitetet e sigurimeve për 14.9 për qind, minierat dhe guroret me 12.8 për qind dhe transporti dhe deponimi për 11 për qind.
Bruto paga mesatare mujore e paguar për një punonjës në shkurt të vitit 2020 është 40.588 denarë.
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...