Presidenti i Maqedonisë së Veriut Pendarovksi vizitoi Shqipërinë me ftesë të presidentit Ilir Meta.
Në konferencën e përbashkët presidenti i Maqedonisë së Veriut u shpreh:
Falënderoj Metën për ftesën për të vizituar Shqipërinë që është një vizitë e denjë për dy vende fqinje. Marrëdhëniet tregojnë se ka një bashkëpunim të mirë mes dy vendeve”- tha Pendarovski.
“Po realizojmë një bashkëpunim frutdhënës për reformat zhvillimore. Në takim informova presidentin Meta për takimin që kemi mbajtur më herët me liderët e mëparshëm ku ramë dakord për të vazhduar rrugën europiane dhe të vazhdojmë përpjekjet për t’i bindur liderët e BE-së që hapja e negociatave shërben për stabilitetin dhe zhvillimin e vendeve”- vijoi më tej Pendarovski.
“Mbështetja e Shqipërisë për në NATO është një mbështetje me rëndësi të veçantë dhe kjo mbështetje duhet të vazhdojë edhe në vazhdim. U dakordësuam që bashkëpunimin duhet të bëhet edhe në fushën ekonomike. Desha të theksoj se shkëmbyem informacione për minoritetin maqedonas në Shqipëri dhe minoritetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, grupe që shërbejnë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve”-u shpreh Pendarovski./TCH
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...