Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut njofton se 62 vjeçari nga fshati Lubanci i Shkupit është arrestuar për arsye se në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe municion.
“Sot, zyrtarët policorë kanë arrestuar D.Ç (62) nga Lubanci i Shkupit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karabin dhe 977 plumba të kalibrit të ndryshëm”, thonë nga policia.
Ata shtojnë se po ashtu janë zbuluar edhe tre pushkë gjuetie dhe një pushkë ajri.


Sipas njoftimit të policisë ai është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin