Ministria e Punëve të Brendshme, ju bën apel qytetarëve që maksimalisht të përmbahen në përdorimin e mjeteve piroteknike si dhe prishjet tjera të rendit dhe qetësisë publike, informojnë nga MPB.
Ata thonë se përdorimi i palejuar i mjeteve piroteknike është e dënueshme sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për mbrojtjen e materieve shpërthyese dhe Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike ku prishet rendi dhe qetësia publike e qytetarëve është e dënueshme me gjobë prej 200 deri 500 euro”, thonë nga MPB.
Nga MPB bëjnë apel deri te pjesëmarrësit e komunikacionit të jenë të vëmendshëm dhe në përpikëri t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, të kenë pajisjet dimërore dhe të mos drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit.
Inter tërhiqet nga gara për Vicarion, tashmë ka dy alternati...
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u r...
Abdixhiku: Kosova duhet ta marr gazin amerikan para Serbisë,...
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...
DJ Gimbo rikthen hitin e Rezarta Shkurtës me protagoniste në...
Dy gjigantët spanjoll interesohen për shërbimet e Marc Cucur...