Kryeministri bullgari në intervistë për CNN u shpreh se përveç problemeve historike, me Maqedoninë e Veriut problem është që bullgarët nuk kanë të drejtë legale për mbrojtje në Maqedoni.
“Ndryshuam agjendën drejt gjerave të përbashkëta në vend të problemeve. Kemi probleme… të harrojmë problemet historike për të cilat bisedojnë. Ka probleme të tjera që duhet t’i zgjidhim p.sh. bullgarët në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë mbrojtje legale”, tha Petkov.
Ai shtoi se lajme të mira janë kur në bisedime me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut janë dakorduar se bullgarët duhet të kenë të drejta legale që i kanë maqedonasit dhe popujt tjerë siç janë shqiptarët.
“Çështja është si të arrihet deri atje dhe cila është rruga”, tha Petkov.
Në pyetjen e CNN nëse Petkov dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE ai u përgjigtj “apsolutisht, pa dyshim”. /T. Maqedoni/
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...