Kandidati i përbashkët për kryetar shteti, Stevo Pendarovski pas vizitës së tij në Ohër u takua edhe me qytetarët e Kërçovës.
Në takim me qytetarët e Kërçovës ai potencoi rëndësinë që të vazhdojë rruga që tashmë ka nisur Maqedonia e Veriut, dalje nga izolimi disa vjeçar
Pendarovski ju bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin përparimin dhe vendi të shfrytëzojë momentin pozitiv për të shkuar para.
“Vendit tonë i duhet kryetar që do ta çojë shtetin drejt BE-së, drejt NATO-s, drejtë miqësive dhe vlerave të reja evropiane në Ballkan. Maqedonisë i duhet kryetar i vërtetë që do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, jam i gatshëm të udhëheq para”, theksoi Pendarovski.
Ai shtoi se koncepti i tij është për të shkuar para ndërsa ai i Siljanovskës për të shkuar para. Qytetarët, sipas Pendarovskit, do të vlerësojnë më së miri këto dy koncepte.
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...