Ne të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe ndërgjegje maksimale për të mbrojtur veten, grupet më të afërta dhe më të prekshme, tha Presidenti Stevo Pendarovski, i cili ishte sot në pikën e vaksinimit dhe spitalin e moduluar për pacientët me coronavirus dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
“Ajo që ne po kërkonim dhe ajo që nisi dje duhet të vazhdojë vazhdimisht. U bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen në një numër të madh, të mos kenë frikë, të mos i nënshtrohen lajmeve të rreme, të mos besojnë në trillime të ndryshme. Si kudo në botë, imunizimi masiv është mënyra e vetme për t’u ballafaquar ne coronavirusin dhe për të kapërcyer pandeminë Covid-19”, tha Pendarovski.
Presidenti Pendarovski u njoh me kushtet e pikës e cila ka 4 pozicione vaksinimi ku imunizohen 40 qytetarë në ditë, ndërsa është planifikuar në këtë fazë të vaksinohen 400 persona me vaksinën AstraZeneka.
Në procesin e vaksinimit të qytetarëve në këtë pikë vaksinimi, ndihmojnë edhe vullnetarët e Kryqit të Kuq nga Shtipi.
Ai gjithashtu vizitoi spitalin e moduluar për pacientët me coronavirus në Shtip dhe u takua me drejtorin e Spitalit Klinik në Shtip, i cili ka një kapacitet prej 100 shtretër dhe 47 shtretër në spitalin e moduluar, ndërsa personeli shëndetësor numëron rreth 200 persona./Telegrafi/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...