Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski bëri të ditur se ka kompletuar përbërjen e Këshillit të Sigurisë, si një nga organet më të larta të vendit.
Ai këtë e tha në emisionin “360 gradë” në Alsat-M.
Tre anëtarët e përzgjedhur nga ai si pjesë e trupit këshilldhënës janë: Trajan Gocevski i njohur si ministri i parë i mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Veton Latifi, profesor universitar në UEJL si dhe Nenad Markoviq poashtu profesor universitar. Anëtarët e tjerë të Këshillit janë: presidenti i shtetit, kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministri i jashtëm, ministri i brendshëm dhe ministri i mbrojtjes.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...