Kandidatja e LDK’së për presidente, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë në kohën e mbetur deri në mbyllje të vendvotimeve.
“Ju ftoj t’i shfrytëzoni edhe këto 2 orë të mbetura të kësaj dite të bukur që ta thoni fjalën tuaj me votën tuaj vendimtare për të ardhmen e vendit”.
Osmani tha se “sa më shumë që ju shkoni te kutitë e votimit dhe e shprehni qëndrimin tuaj rreth zhvillimeve në vend aq më shumë do të jeni pjesëmarrës në vendimmarrje në procese shumë jetike në vendin tonë”, tha Osmani, duke shtuar: Është vetëm vota juaj që mund ta nxjerrë vendin nga kriza dhe bllokadat e njëpasnjëshme.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...