PDSH zgjedh Fatmire Isaku për kryetare të Forumit të Gruas

17:40 | 7 Janar 2020

Siç njoftojnë nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Forumi i Gruas së PDSH-së, sot zgjodhi për kryetare Fatmire Imsakun.

“Ky është një privilegj por njëkohësisht edhe një obligim për mua. Si gjithçka në jetë edhe politika ka sfidat dhe vështirësitë por ka edhe mundësi për të kontribuar pozitivisht. Ne do të jemi gjithmonë këtu për t’ju ofruar talentin, përkushtimin, sinqeritetin, butësinë por edhe këmbënguljen për të bërë përpjekjet që fëmijët tanë të kenë jetë më të mirë se e jona. Ne do të jemi zëri shtytës për realizimin e platformës së PDSH-së”, tha Fatmire Isaku, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, sipas njoftimit të PDSH-së, gjatë zgjedhjes së Imsakun morri pjesë edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi cili tha se partia do të vazhdojë edhe më tutje me avancimin e grave shqiptare.

“Organizimi i sotëm përveç se është i rëndësishëm për ristrukturimin e Forumit të Gruas, gjithashtu promovon edhe zërin e gruas brenda partisë dhe jashtë saj me qëllim që participimi i grave në politikë te kontribuojë në rritjen dhe përfaqësimin e objektivave të përbashkëta të shoqërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara