Para fillimit të Mbledhja së Kryesisë së re të Bashkimit Demokratik për Integrim, zëdhënësi i partisë Bujar Osmani në një deklaratë për media tha se kjo është mbledhja e parë pas zgjedhjes së Kryesisë së partisë në Këshillin e Përgjithshëm.
“Është mbledhja e parë konstituive e kryesisë pas zgjedhjes seë kryesisë në Këshillin e Përgjithshëm në të cilën ka disa pika ku do të miratohet Rregullorja e punës së kryesisë, do të emërohen drejtuesit e sekretariateve të partisë, dhe pastaj evaulimi i punëve të funksionarëve”, tha Osmani.
I pyetur nëse pret që njëri prej ministrave të largohet nga posti, ai ka theksuar se do të ketë debat, por nuk pret ndonjë vendim të rëndësishëm.
Kryesia e re e BDI-së vjen pasi ”Grupi i Zjarrit” dërgoi letër kryetarit Ali Ahmeti për ndryshime në parti dhe funksionarët në Qeveri, ku më i kritikuari ishte Artan Grubi. /Telegrafi/
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...