Problemi esencial i grupeve punuese për marrëveshjen e Përzhinos është insistimi i LSDM-së që diaspora të mos ketë deputet të saj në Maqedoni, informoi Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE, transmeton zhurnal.mk
LSDM ka një qëndrim kontradiktor kur thotë se diaspora duhet të votoje, por propozimet që i japin janë kundër që diaspora të ketë deputet.
“D.m.th, diaspora voton, por deputet nuk do të ketë. Kjo nuk është mirë, pasi që diaspora është pjesë e pandashme e nacionalitetit maqedonas.
Edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, serbët, boshnjakët, të gjithë ato që janë nga Maqedonia dhe që jetojnë në diasporë janë pjesë e pandashme e shtetit maqedonas.
Secili vend në botë, pa përjashtim përkushtohet për diasporën e saj dhe tenton që diasporën ta mbaj afër, gjegjësisht të mos lejoje që të ndahet nga shteti amë”, theksoi Todorov, transmeton zhurnal.mk
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...
Presidenti i Shqipërisë po e kryen haxhin, Begaj shfaqet me ...
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regj...
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...