Një person mbeti i vdekur, ndërsa 4 të tjerë janë me lëndime të rënda si pasojë e në një aksidenti rrugor që ndodhi në orët e mbrëmjes në rrugën Manastir-Prilep, ka konfirmuar policia e Manastirit.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Peti leb” ku si pasojë e një përplasje midis dy automjeteve , një person ka humbur jetën në vend dhe katër të tjerë u dërguan me urgjencë në spitalin e Manastirit.
Për momentin në vend ngjarje po bëhet inspektim për të zbuluar shkaqet që kanë çuar deri tek aksidenti, ndërsa nga SPB-Manastir informojnë se rruga Manastir-Prilep e cila prej ora 17:45 deri para pak minutash ishte e bllokuar, tashmë është e hapur.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...