Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur akuza kundër një 24-vjeçari nga Shkupi i cili akuzohet për dy krime – armë mbajtje paleje, si dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.
Sipas informacionit nga prokuroria, më 2 nëntor të vitit të kaluar, i akuzuari pa leje ka mbajtur pistoletë të markës CZ VZ61, si dhe 10 fishekë për atë pistoletë me kalibër 7.65 mm.
Në ditën kritike, në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair të Shkupit, ai vuri re një person dhe qëlloi disa plumba drejt tij, duke ndërmarrë kështu qëllimisht një veprim përgjithësisht të rrezikshëm dhe duke rrezikuar jetën e palës së dëmtuar. Tre automjete të parkuara u dëmtuan në këtë ngjarje.
Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes dhe mundësinë që i akuzuari të përsërisë veprën, prokurori publik kompetent paraqiti propozim në Gjykatën Themelore Penale Shkup për zgjatjen e paraburgimit të caktuar më parë./telegrafi
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund