Mediat e vendit duke u bazuar në raportin e PSP-së kanë publikuar se seanca është caktuar për nesër (e hënë), mirëpo në seancën e kaluar ishte dakorduar që seanca e ardhshme të zhvillohet më 14 nëntor.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski deri ditën e mërkurë duhet të paraqitet në Gjykatën Penale, ku është caktuar seanca e ardhshme për rastin “Titanik”, njofton “Fokus”.
Mediat e vendit duke u bazuar në raportin e PSP-së kanë publikuar se seanca është caktuar për nesër (e hënë), mirëpo në seancën e kaluar ishte dakorduar që seanca e ardhshme të zhvillohet më 14 nëntor.
Kjo do të thotë se nëse Gruevski deri ditën e mërkurë vetë nuk shkon në burgun hetimor “Shkup”, ose deri atëherë nëse nuk arrihet t’i dorëzohet vendimi për burg, atëherë e njëjta do t’i dorëzohet ditën e mërkurë, nëse paraqitet në seancën për rasti “Titanik”.
Ndërsa nga Gjykata Penale thonë se edhe nesër do të bëjnë përpjekje që ta gjejnë Gruevskin dhe t’ia dorëzojnë vendimin për burg.
“Nëse Gjykata vendos që Gruevski po i ikën vendimit, hapi i ardhshëm do të jetë ditën e martë, ku do të kërkohet që me forcë të sillet në polici, ose të lëshohet një urdhër arresti, e cila është në përputhje me praktikën gjyqësore”, thonë nga Gjykata.
Gruevski në burg është dashur të paraqitet që ditën e premte.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...