Moti në shtet do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të dëborës, reshje të rrëmbyeshme priten pasdite dhe në orët e mbrëmjes në pjesët lindore. Do të fryej erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë Celsius.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), më së shumti dëborë ka rënë në Mavrovë, ku shtresa e dëborës arrin 19 centimetra, në Dibër 17, Pozharanë 12, Shtip 9, Lazaropole dhe Tetovë 8 centimetra, në Berovë 7, Krushevë dhe Vinicë 6, Gjevgjeli dhe Dojran 5, Strumicë, Demir Kapi, Kriva Pallankë dhe Kumanovë 4, në Prilep 2 dhe një centimetër në Pretor dhe Topollçan.
Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshme, paradite me reshje të përkohshme dhe kryesisht të dëborës, ndërsa kah fundi i ditës vende-vende do të ketë reshje të shiut. Pastaj deri të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të përkohshme, të cilat për shkak të ngrohjes do të jenë kryesisht të shiut.
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...