Gjatë fundjavës së kaluar, disa shenja u vendosën në qendër të Suboticës për ndalimin e pranisë së grupeve të fesë islame.
Shenjat ku shihet minarja e xhamisë dhe hëna – simbol i njohur islamik – u vendosën nëpër objekte komerciale te ndryshme.
Bashkësisë Islame në Serbi shprehu shqetësim lidhur me atë se si Subotica lejoi të zgjohej në prani të këtyre mesazheve.
“Një mesazh i qartë për myslimanët që jetojnë në këtë vend prej shumëkombësh: ndërtesa e tyre e vetme fetare, Xhamia Muhajer, është e padëshirueshme në këtë qytet, dhe me të, anëtarët e islamit të cilët tradicionalisht kanë pasur marrëdhënie të mira me bashkëqytetarë tjerë nga 25 bashkësi të ndryshme kombëtare”.
Ky institucion fetar pret nga autoritetet kompetente të Ministrisë së Punëve të Brendshme që kryesit e këtij akti të sillen para drejtësisë sa më shpejt dhe anëtarët e komunitetit islamik në Suboticë dhe vende të tjera ku ka rrezik potencial të kenë siguri të plotë personale dhe të pronës.
Ngjitësit ishin vendosur në pjesën e jashtme të objekteve që punojnë rregullisht.

Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së ...
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë
Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fsheh...
Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e...
Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99...