110 kg marijuanë janë kapur pranë kufirit greko-shqiptar mëngjesin e sotëm.
Operacioni është zhvilluar në një zonë kufitare të Igumenicës në Greqi. Policia greke ka ndaluar një automjet që dyshohet se ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër.
Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 102 pako me 109 kg 364 gramë marijuanë. Pako me drogë ishin vendosur në sediljet e pasme dhe në bagazhin e automjetit.
Në prangat e policisë greke ka rënë një shtetas turk 43 vjeç ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve.
Prej shtatorit 2025, policia greke ka sekuestruar mbi 1.1 ton drogë që dyshohet se vinte nga kufiri.
Rastet më të shumta janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare por raste sekuestrimesh ka pasur edhe në Janinë, Selanik e Kostur./TCh/
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...