Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në orën 11 do të vazhdojë debatin mbi propozim amendamentet, në kuadër të fazës së dytë të ndryshimeve kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zeqir Ramçilloviq i grupit të pavarur parlamentar të OBRM-PDUKM-së njoftoi se tetë deputetët që mbështetën ndryshimet në Kushtetutë do të votonin të përmbajtur për tre ndryshimet e para kushtetuese, duke i kujtuar kryeministrit se procesi i ndryshimeve kushtetuese është i lidhur me procesin e pajtimit dhe faljes.
Faza e dytë i ndryshimeve kushtetuese do të duhet të mbaroj punimet e saja më 18 dhjetor, ndërsa e gjithë procedura është paraparë që të mbaroj ka mesi i muajit janar.
Më herët amendamentet për ndryshimet kushtetuese u miratuan nga Komisioni për Çështje Kushtetuese.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...