Sipas informacioneve plotësuese të Institutit për Shëndet Publik një pacientë 45-vjeçar nga Shkupi, i cili ishte pozitiv në testin për coronavirus përmes Fakultetit të Veterinarisë, ka ndërruar jetë në rrugën drejt Spitalit “8 Shtatori”-Shkup, thuhet në deklaratën e qeverisë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp deklaroi se sot kishte pesë viktima nga coronvirusi, katër në Klinikën në Infektive, një nga Kumanova, një nga Çellopeku, një nga Llabunishta dhe një nga Shtipi, ndërsa një pacientë ka ndërruar jetë në Kumanovë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 rastet të reja me Covid-19. Sipas qyteteve 15 janë në Shkup, 7 në Kumanovë, 1 në Prilep, 3 në Strugë dhe 3 në Koçan./telegrafi
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë