Policia e Tetovës sot arrestoi dy persona nga Dibra për shkak se kanë zbuluar 20 kilogramë marihuanë.
“Sot pasdite, rreth orës 17:00 në rrugën ‘Ilindenska’ në Tetovë, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin ‘Mercedes’ me tabela të Shkupit ku kanë qenë dy persona. Automjetin e ka drejtuar 21 vjeçari, ndërsa si bashkudhëtar ka qenë një 27 vjeçar edhe ky nga Dibra. Gjatë kontrollit janë gjetur 20 kilogramë marihuanë”, tha Marjan Josifovski.
Ai tha se personat janë privuar nga liria dhe se do të mbahen në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.
Automjeti është marrë për eskpertizë ndërsa aktivitet në terren ende vazhdojnë./Telegrafi/
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore