Në kuadër të Komitetit të përbashkët kuvendar në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, e cila sot u mbajt në Strasburg, u miratua dokumenti me të cilën rekomandohet fillimi i bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimit Evropian.
Në miratimin e dokumentit, siç thonë nga MPJ, është konstatuar përparimi në fushat kyçe të qeverisje të së drejtës, sigurisë dhe shërbimeve të inteligjencës, reformat në administratën publike dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që paraqet bazë të mirë për raportin e ardhshëm të Bashkimit Evropian dhe do të sigurohet klimë pozitive para samitit Këshillit të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para anëtarëve të Komitetit përbashkët fjalim mbajti edhe zv. ministri për Punë të Jashtë, Andrej Zhernovski i cili tha se “jemi krenar për arritjet dhe perspektivat të cilat i hapëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jemi të vetëdijshëm se kemi edhe shumë punë, por suksesi i deritanishëm na jep optimizëm se do të kemi sukses në përmbushjen e strategjive të përcaktuara”.
Komitetin e përbashkët kuvendar e kryesojnë deputeti Goran Milevski dhe parlamentari slloven Alojz Peterle. Në delegacionin kuvendar ndodhen edhe deputetët Nikolla Micevski, Sonja Mirakovska, Shpresa Hadri, Meral Uzeiri Ferati dhe Zhaklina Llazarevska.
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...