Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Shekerinska, siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, do të flasë në panelin “Shkelje e perceptimit për lidership më të mirë”.
Në kuadër të konferencës Shekerinska do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të Mbrojtjes të cilën e organizon ministrja gjermane Anegret Kramp-Karenbauer.
Konferenca e Sigurisë në Munih është një nga konferencat globale dedikuar sigurisë dhe mbrojtjes në të cilën këtë vit marrin pjesë mbi 500 liderë botërorë, kryetarë, kryeministra, ministra, përfaqësues të sektorit të biznesit, sektorit joqeveritar dhe bashkësisë akademike.
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...