Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska së bashku me një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, sot qëndrojnë për vizitë zyrtare njëditore në Bullgari.
Pas pritjes zyrtare me nderimet të larta ushtarake, ministrja Petrovska do të takohet me homologun e saj bullgar, ministrin Dragomir Zakov, ndërsa në Kuvendin e Bullgarisë do të ketë takim me kryesinë e Komisionit Parlamentar për Mbrojtje.
Në Sofje, ministrja Petrovska do të takohet edhe me dy oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët aktualisht janë duke vijuar arsimin e lartë ushtarak në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Gjorgji S. Rakovski” në Sofje./alsat.mk/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur