Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të jetë nikoqir i ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme (MPJ), në fokus të bisedimeve mes Mucunskit dhe Fidan do të jenë marrëdhëniet dypalëshe politike, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, shfrytëzimi i mundësive për investime dhe avancimi i bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët.
Sipas agjendës, dy ministrat fillimisht do të kenë një takim kokë më kokë, më pas një takim dypalësh ku do të marrin pjesë delegacione nga të dyja ministritë dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Fidan do të vizitojë edhe Kuvendin e Republikës së Moldavisë ku do të ketë një takim me kryeparlamentarin Afrim Gashi./alsatm
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali