Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot nga Kumanova tha se marrëveshja duhet të respektohet, domethënë të formohet një qeveri teknike më 3 janar, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 12 prill.
I pyetur nëse OBRM-PDUKM mund të pranojë ndonjë vonesë apo qëndron i vendosur që zgjedhjet duhet të mbahen më 12 prill, Mickoski tha se është arritur një marrëveshje midis partive politike në takimin e liderëve që duhet të respektohet.
“Është një marrëveshje e arritur në prani të Presidentit të Republikës dhe kryeministrit Zoran Zaev. Kishte përfaqësues të partive politike. U diskutuan edhe mundësitë që u imponuan sot si dilema dhe që pasqyrohen nga LSDM-ja. Unë mendoj se shqetësimi bazohet më shumë në frikën e një humbjeje katastrofike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nëse shumica parlamentare vazhdon të sillet në këtë mënyrë, ato jo vetëm që rrezikojnë demokracinë, jo vetëm që prekin procesin zgjedhor, por plotësisht delegjitimojnë takimin e fundit të lidrëve me Presidentin Stevo Pendarovski dhe kështu krijojnë vetëm mosbesim shtesë midis qytetarëve të Maqedonisë”, tha Mickoski./Telegrafi/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...