Lëvizja BESA në mënyrë eksprese ka demantuar lajmin se kinse i kanë dërguar letër zyrtare kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ku kanë kërkuar sqarim mbi atë se kush e ka hartuar platformën e shqiptarëve.
Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani për Zhurnal ka qenë decid ku ka theksuar se është spekulim i pastër dhe nuk është e vërtetë që ne i kemi dërguar letër Kryeministrit Rama.
“Kjo është një spekulim, Levizja BESA nuk i ka dërguar asnjë letër as Kryeministrit të Shqiperisë e as ministrit të jashtem”, është shprehur për Zhurnal zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani.
Ndryshe sot u në disa media u publikua lajmi se Lëvizja BESA i ka dërguar letër kryeministrit të Shqiprisë, Edi Rama, dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, ku kërkohen sqarime lidhur me deklaratat e përfaqësuesve të BDI-së, të cilët thonë se deklarata e përbashkët e partive shqiptare është shkruar nga ato, e jo ashtu siç kanë thënë zyrtarët e shtetit shqiptar, se deklarata është iniciuar nga ata.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...