Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 4.021 teste, ndërsa janë regjistruar 1.172 rate të reja me COVID-19.
Nga MSH thonë se nga numri total i rasteve të reja (1172), janë regjistruar 145 riinfektime.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 553 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 12 viktima nga coronavirusi. 6 persona të vdekur nga Shkupi (65, 69, 70, 78, 83 dhe 84), 3 nga Manastiri (32, 72 dhe 79) dhe nga një i vdekur nga Velesi (30), Ohri (63) dhe Prilepi (62).
Poashtu është regjistruar edhe një viktima nga coronavirusi në Strumicë (59) me datë 15.01.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 250.876, numri i të shëruarve është 223.606, numri i të vdekurve është 8.166, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.104./telegrafi
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...