Në margjinat e Debatit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashmte, Nikolla Dimitrov dhe homologu i tij nga Tunizia, Kemais Zinao nënshkruan Protokoll për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov e ka nënshkruar edhe me homologun e tij armen, Zohrab Mnacakanjan, njofton Telegrafi Maqedoni..
“Marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Tunizisë do vendosin vendosjen e dialogut politik dhe krijimin e mundësive për intensifikimin e këmbimit ekonomik dhe kulturor, si dhe bashkëpunimin në plan multirateral”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
“Vendoja e marrëdhënieve diplomatike me Armeninë do të kontribuojë drejt thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. Me formalizmin, mundësohen perspektiva të reja për zhvillimin e dialogut politik, intensifikimit të bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...