Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme miratoi masa ekonomike dhe vendime për balalfaqimin me krizën energjetike dhe të çmimeve.
Po ashtu u miratua edhe Vendimin për kufizimin e eksportit të vajit të lulediellit për shkak të çrregullimeve serioze në tregun vendor, i cili hyri në fuqi dje dhe do të jetë i vlefshëm deri më 31 maj.
“Ky vendim është miratuar në bazë të Ligjit për tregti, me të cilin parashihet se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria mund të kufizojë eksportin ose importin e mallrave të caktuara ose të përcaktojë kushte të veçanta për import ose eksport”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Pas vendimit për masat dhe vendimet e reja, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se, kriza aktuale në Evropë dhe botë është kriza më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore./Telegrafi/
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...