Steve Hanke, profesor i ekonomisë së aplikuar në Universitetin Johns Hopkins, përpiloi një listë të vendeve më të mjerueshme në vitin 2022.
Rezultatet janë norma e papunësisë (shumëzuar me dy), inflacioni dhe normat e huadhënies bankare minus ndryshimin në përqindje vjetore të PBB-së reale.
Në vendin e parë në listën e Hanke është Zimbabve, indeksi i së së cilës është 414.7. Inflacioni cilësohet si faktori më i madh i situatës së keqe në këtë vend.
Maqedonia e Veriut renditet e 39-ta me një indeks prej 50.4 falë papunësisë. Ndërsa menjëherë pas RMV-së janë Algjeria, Nigeria, Tunizia dhe Mauritania.
Kur bëhet fjalë për vendet e tjera të rajonit, më e keqja është Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 18-të, Mali i Zi në vendin e 34-të, Serbia në vendin e 54-të, Rumania në vendin e 79-të Greqia në vendin e 84-të, Shqipëria në vendin e 97-të, Kroacia në vendin e 98-të, Bullgaria në vendin e 101-të dhe Sllovenia në vendin e 118-të.
Listën e plotë, e cila përmban 157 shtete, mund ta shihni këtu. Vendin e fundit e zuri Zvicra. Indeksi i tij i mjerimit është 8.518, duke e bërë atë vendin më pak të mjerueshëm. Përballë saj janë Kuvajti, Irlanda, Japonia dhe Malajzia.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...