Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vende në rajon që janë 100% në përputhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, për të cilat Bashkimi Evropian është shumë mirënjohës, tha zëdhënësi Peter Stano.
“Borrell porositi se BE-ja vlerëson dhe mbështet faktin që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në përputhje me sanksionet, këto janë dy vende që nuk kanë filluar negociatat dhe janë 100% në përputhje me sanksionet, BE-ja e vlerëson shumë këtë”, tha Stano.
Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Serbia, e cila tashmë po negocion me BE-në, nuk ndjek sanksionet e BE-së. Në vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, ekonomitë e të cilëve janë të lidhura me atë ruse, mund të vendoset lehtësim i sanksioneve ndaj Moskës deri në verë për të zbutur efektet në ekonomitë e brendshme./telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...