Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka nënshkruar plan për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë për periudhën prej vitit 2019 deri 2021 me ministrin e Shëndetësisë të Bullgarisë, Kirill Ananiev.
Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, plani për bashkëpunim është nënshkruar me qëllim thellimin dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe shkencat mjekësore mbi bazë të barazisë, reciprocitetit dhe interesit të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri bullgar i Shëndetësisë Kiril Ananiev, deklaroi se me këtë plan thellohet bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe se kjo marrëveshje paraqet mundësi për përparimin e Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve.
Plani për bashkëpunim i nënshkruar nga dy ministrat hyn në fuqi sot, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë thonë se do të vazhdojnë edhe më tej me bashkëpunimin me Bullgarinë./Telegrafi/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...