Parlamenti i Malit të Zi e ratifikoi Protokolin aderues të Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton Zhurnal.
Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Kryetari i Parlamenti të Malit të Zi Ivan Brajoviç uroi Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për Marrëveshjen e Prespës, me çka iu dha fund një kontesti shumëvjeçar.
“Besoj se Maqedonisë së Veriut do ia hapim derën aty ku tani më Mali i Zi gjendet, tha Brajoviç.
Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s më 5 qershor të vitit 2017.
Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt nënshkruan Protokolin për aderim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifkimit të Protokolit në parlamentet e të gjitha 29 vendet anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do tëbëhet anëtare e plotë e NATO-s.
Ndryshe, përpos Malit të Zi, siç cekëm edhe më herët, Protokolin në Parlament e ratifikoi edhe Kroacia./Zhurnal.mk
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë