Sipas një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Mbrojtes në Mal të Zi, çdo shtetas do të paguajë 0.78 dollarë në vit për anëtarësimin e tyre në NATO.
“Këto janë fondet e vetme që Mali i Zi duhet t’i ndaje për nevojat e NATO-s….natyrisht që vlera është e përshtatshme për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe është shumë reale, duke përfshirë edhe sigurinë dhe ekonominë”, ka thënë Milan Knezevic, transmeton portali arbresh.info.
Sipas tij, kjo do të jetë pika e pestë e shpenzimeve për buxhetin e vendit pas shpenzimeve në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Punës dhe të Arsimit.
Mali i Zi pranoi ftesën për t’u bashkuar me NATO-n me 3 dhjetor të vitit 2015./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...