Lëvizja Besa ka refuzuar takimin e thirrur nga Aleanca për Shqiptarët.
“Nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Aleanca për Shqiptarët, megjithatë do të mbajmë një mbledhje me kryesinë e partisë dhe pastaj do të dalim me deklaratë publike”, kështu përgjigjet për Portalb deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në pyetjen se a do të merr pjesë Lëvizja BESA në takimin e nënshkruesve të Platformës Shqiptare, për t’i shqyrtuar opsionet e mundshme për formimin e Qeverisë së re.
Takimi pritet të mbahet në ora 13:00 në hotelin “Arka” të Shkupit, ndërkaq ashtu siç njoftuan dje nga BDI, Ali Ahmeti do të merr pjesë në këtë takim, të ftuar nga, Aleanca për Shqiptarët
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë