Lëvizja Besa e cila udhëhiqet nga Afrim Gashi sot ka mbajtur mbledhje të Kuvendit Qendror në të cilin vendosi që të bëhet pjesë e Qeverisë së Zaevit dhe kështu pranoi të udhëheq me Ministrinë e Kulturës, e cila deri tani është drejtuar nga Robert Allagjozovski i LSDM-së.
“Neve na është besuar të udhëheqim me resorin e kulturës dhe kjo për neve është nder dhe mirënjohje, sepse një vend që viteve të fundit u betonizua ka nevojë për t’u çliruar dhe për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore e shpirtërore, që – për fat të keq – deri tash ose janë mbuluar ose janë harruar”, tha në konferencë për shtyp, Afrim Gashi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se për emrin e ministrit dhe detajet tjera nga mbledhja e sotme e Kuvendit Qendror të Lëvizjes Besa, do të publikohen pasi të vijnë propozimet nga strukturat e partisë.
Përndryshe, gjatë ditës së sotme edhe PDSH-ja njoftoi se do të jetë pjesë e Qeverisë së Zaevit, ku do të udhëheq me një ministri pa resor dhe do të ketë një zv.ministër.
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...