Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë gjatë natës së djeshme është pranuar një grua shtatzënë 37 vjeçe nga Ohri, e cila fatkeqësisht gjatë pranimit vetëm se kishte humbur foshnjën(fetusin).
Për shkak të gjendjes febrile mjekët fillimisht kanë marrë material për testim me Covid-19 ndërsa rezultatet pritet të dalin gjatë ditës së sotshme. Pas intervenimit të duhur të mjekësve pacientja ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë. Dyshohet se shkak për vdekjen e 37-vjeçares është tromembolia masive.
Bëhet fjalë për paciente me obezitet të lartë e cila 5 muajt e fundit nuk ka lëvizur fare, kurse sipas mjekëve në Ohër pacientja nuk i ka kryer me rregull kontrollet gjinekologjike.
Burime nga Klinika Gjinekologjike informojnë se gjendja e lehonës nga Kumanova që gjatë natës së djeshme u diagnostifikua me virusin korona është stabile dhe e njëjta tashmë gjendet në Klinikën Infektive. Foshnja e saj po mbahet në Klinikën e Gjinekologjisë dhe është në gjendje stabile, derisa janë marrë materiale për testim të foshnjës për Covid-19 dhe të njëjtat do të publikohen gjatë ditës së sotshme./alsat
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...