Pas pauzës 5 ditore, Kuvendi I Republikës së Maqedonisë nesër duhet të vazhdoj seancën konstituive në të cilën do të debatohet për zgjedhjen e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Fillimi I vazhdimit të 13 të seancës në fjalë është caktuar për më ora 13:00.
Në rrjedhën e deritanishme të debatit me replika paraqiten deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kërkojnë nga LSDM të heqë dorë nga Platforma e Tiranës dhe të hapin rrugën për dalje nga kriza politike. VMRO-ja gjithashtu kërkon që të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale.
Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë të bëjnë me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të vihet në votim propozimi i tyre – të kalohet në pikën e re – zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Seanca konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse./Arbresh.info
Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...
Ligji për Shtetësinë, Musliu: E rrezikon shtetësinë e Kosovë...
Mbyllet sezoni për Gulerin dhe Militaon
Kuvendi miraton edhe Projektligjin për Lojërat Mesdhetare ...
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...