Integrimi më i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në BE mund të ndodhë kur vendi t’i përmbushë të gjitha detyrimet e saja, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës dhe respekton të drejtat e njeriut, tha mbrëmë i jashtëm bullgar Ivan Kondov, pas takimit të Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani.
Në takim, disa nga ministrat evropianë për punët e jashtme këmbëngulën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Sipas shefit të diplomacisë bullgare, për të ndodhur kjo, siç thotë ai, fillimisht Shkupi duhet t’i përmbushë obligimet e veta.
Siç raporton “BNT”, Kondov ka biseduar me Osmanin dhe të dy kanë biseduar për deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili ditë më parë nga Rejkjavik ka theksuar se diskursi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë është i ngjashëm me atë që përdor Rusia ndaj Ukrainës.
“Biseduam shumë shkurt. Biseduam për çështjet që na interesojnë. Ai u përpoq të shpjegonte se fjalimi i kryeministrit de fakto kishte të bënte me politikanë të veçantë dhe jo në parim me politikën e Bullgarisë, por unë e pyeta pse përmendet Bullgaria në këtë situatë dhe jo politikani konkret”, tha Kondov.
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime
Gra lidere dhe sipërmarrëse mblidhen në tryezën e Bankës Eko...