Me 10 vota “për” dhe 5 “kundër” Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi tekstin e amendamentit 33.
Pas kësaj, kryetari i Komisionit Talat Xhaferi, hapi debatin për amendamentin tjetër, gjegjësisht atë të 34, i cili ka të bëjë me ASNOM-in dhe përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit në Kushtetutë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Amendamenti i 33 i miratuar nga Komisioni ka të bëjë me ndryshimin e fjalës “Republika e Maqedonisë”, gjegjësisht zëvendësimin e saj me termin “Republika e Maqedonisë Veriore”, në çdo vend në Kushtetutë, përveç në nenin 36 ku ka aspekt historik.
Gjatë debatit të ditës së djeshme anëtarët e OBRM-PDUKM-së në Komision dolën kundër, duke thënë se me ndryshimin e emrit ndryshohet edhe identiteti dhe historia maqedonase.
Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim me ...
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...