Këshilli i Prokurorëve Publik sot duhet të zgjedh kryetar të ri në vendin e Kole Shterjev, mandati dyvjeçar i të cilit skadon në fund të muajit.
Shterjev në një deklaratë dje për media konfirmoi se në seancën e sotme do të zgjedhet trashëgimtari i tij, pa precizuar emra të kandidatëve të mundshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik zgjedhet nga anëtarë me votim të fshehtë. Mandati i tij zgjat dy vite, pa të drejtë të rizgjedhjes.
Kryetari i deritanishëm Kole Shterjev është zgjedhur më 31 gusht të vitit 2017. Ka ardhur në vendin e kryetarit të deriatëhershëm Petar Anevski.
Shterjev është anëtar i Prokurorisë Publike nga viti 2016, ndërsa paraprakisht ka qenë pjesë e Prokurorisë së lartë publike dhe Prokurorisë për krim të organizuar.
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...