Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot konkluzionet mbi Opinionin e Komisionit Evropian mbi kërkesën e Bosnjës dhe Hercegovinës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Opinioni i Komisionit, i lëshuar më 29 maj, ofron një plan udhëzues gjithëpërfshirës për reformat për të udhëhequr dhe mbështetur vendin në rrugën e tij drejt integrimit në BE”, bënë të ditur Këshilli, shkruan arbresh.info.
Në përfundimet e tij, Këshilli mirëpret mendimin e Komisionit dhe nxit organet ekzekutive dhe legjislative në të gjitha nivelet e qeverisë që të fillojnë të adresojnë përparësitë kryesore të identifikuara në opinion, në përputhje me aspiratat legjitime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës për të përparuar drejt Bashkimi Evropian./arbresh.info/

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj