Ish-anëtarët e KSHZ-së që tashmë janë dorëhequr nga funksioni për pagesa të majme në formë të bonuseve për dy vitet e kaluara do të marrin paga shtesë për një vit. Këtë e ka vendosur komisioni për emërime dhe zgjedhje pranë Kuvendit të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Violeta Duma, Igor Milev, Aleksandar Çiçakovski, Silvana Boneva dhe Subhi Jakupi do të marrin ”apanazhë” shtetërore për një vit.
Anëtarët tjerë të dorëhequr, Rexhep Prekopuca, Atanas Urumov dhe Sashos Srcev nuk kanë parashtruar kërkesa për ”apanazhë”, me arsyetim se kthehen në vendet te tyre të mëparshme të punës.
Përndryshe, skandali për pagesa të majme të anëtarëve të KSHZ-së u shpalos nga ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily. /Telegrafi/
Vrasja e rëndë e vitit 2013 në Prizren, dënohet me 15 vjet b...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuari...
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...
Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa prov...
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzoh...
Verë e ngjeshur, Manchester United planifikon pesë përforcim...