Në rrugën “Futoshkoj”, në stacionin e taksive pranë Ruletit “Gaja”, dy të rinj me kombësi shqiptare G.B. dhe Ç.M., të lindur në vitin 1999, sulmohen “nga katër persona të panjohur deri tani, pa asnjë arsye, vetëm pse bisedonin me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe”, thuhet në kumtesën e Amzës Shqiptare nga Novi Sad, të nënshkruar nga kryetari i saj Demo Berisha.
Shqiptari me inicialet Ç.M, ka lëndime të rënda: ka të thyer kockat e kokës dhe gjakderdhje në tru. Ai, është duke u operuar në Qendrën Klinike të Vojvodinës dhe jeta e tij është në rrezik.
I riu tjetër me inicialet G.M. gjithashtu, ka plagë të rënda, por jeta e tij nuk është në rrezik, thuhet në deklaratën e Amzës Shqiptare nga Novi Sadi.
Ky incident i rëndë ndëretnik i shkaktuar nga huliganët e panjohur, ka zgjuar edhe reagimin e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, nga Lugina e Preshevës, e cila ka reaguar ashpër këtë incident, duke kërkuar që rasti të zbardhet sa më shpejt dhe aktorët të dënohen para drejtësisë, ndërsa të rinjve shqiptarë u dëshiron shërim sa më shpejtë.
Gjithashtu, Shoqërisë Civile “Perspektiva”, kërkon nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe autoritet e pushteteve lokale në Luginë të Preshevës, të reagojnë ndaj këtyre dukurive negative me të cilët po rrezikohet gjuha shqipe në Serbi dhe njerëzit me origjinë shqiptare, të privuar nga të drejtat më elementare siç është ajo e komunikimit në gjuhën amtare.
Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e ...
Spiropali: Kosova, prioritet absolut i politikës së Jashtme ...
Konjufca: Takimet me Spiropalin janë vëllazërore, jo thjesht...
Konjufca përgëzon Shqipërinë për “hapat gjigant” në integrim...
Kundërshtohet pagesa ditore për prindërit e fëmijëve mbi 15 ...
Pas kaosit në Meksikë, Infantino deklarohet sa i përket ndes...