Hasani i bën thirrje ministrit Latifi: Shqyrtoni vendimin ku kërkohen tri doza të vaksinës për hyrje në Kosovë

22:13 | 22 Janar 2022

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë i cili vjen nga radhët e BDI-së, Ilir Hasani në “Facebook” ka reaguar në lidhje me masat e reja për hyrje në Kosovë.

Sipas Hasanit, kufizimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, epidemiologjikisht s’ka asnjëfarë peshe për momentin dhe se situata epidemologjike në dy vendet është gati e njëjtë.

“Nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të ministrit Latifi se kend prej kujt po e mbron? Me shumë vështirësi dhe mezi e bëmë hapjen e kufirit, pas kufizimeve të para që ishin vendosur në fillim të pandemisë. Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj”, shruan Hasani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara