Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, ka thënë në një intervistë të tij në TV Nova se nuk mund të pranojë kërkesat e shqiptarëve dhe platformën e tyre.
Gruevski ka shtuar se nuk mund të ketë as dygjuhësi në Maqedoni – maqedonase dhe shqipe – pasi, sipas tij në Maqedoni vetëm 25 për qind e popullatës janë shqiptarë, njofton klani.
“I thash BDI-së se nuk ka asnjë logjikë të ketë dygjuhësi në një vend ku shqiptarët janë 25% ndërsa maqedonasit 65%. Kjo është e dëmshme dhe shqiptarët nuk fitojnë asgjë”, ka thënë ai.
“Shqiptarët jetojnë në pjesën perëndimore dhe kanë të drejtë ta përdorin gjuhën, këtë e kanë pasur edhe para Marrëveshjes së Ohrit, edhe pastaj”.
“Ne gjithashtu nuk e pranuam Platformën Shqiptare që e kanë krijuar në një shtet të huaj. ” tha Gruevski duke theksuar se nuk ka mundësi të ri-negociohet për Marrëveshjen e Ohrit, gjë që sipas tij, kërkohet në Platformë sepse kjo do të sjell konflikte.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...