Deputeti i BDI-së Artan Grubi, konsideron se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, afatet zgjedhore do të vazhdojnë.
Në lidhje me nismën e LSDM-së për konstituimin e Kuvendit, ai thotë se duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjithçka varet absolutisht nga shëndeti publik dhe pandemia. Të gjitha planifikimet dhe data varen nga menaxhimi me coronavirusin. Ne nuk po themi që të mos konvokohet Kuvendi, por që Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën e LSDM-së. Kjo nismë, e cila na befasoi dhe është e njëanshme, duhet të paraqitet deri tek Gjykata Kushtetuese dhe duhet ta shohim qëndrimin”, deklaroi Grubi.
Ndërsa deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, thotë se Kuvendi i vetëshpërndarë nuk mund të mblidhet sërish dhe i njëjti nuk ka mandat për të mbajtur seanca.
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës