Gazetarja Ivona Talevska mbetet pa pasaportë. Gjykata e Apelit në Maqedoni ia refuzoi ankesën si të pabazë dhe e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale ku i konfiskohet pasaporta.
Ajo para gjykatës më të lartë theksoi se pasaporta i duhet për shkak të angazhimeve profesionale. Talevska është e akuzuar në rastin “Tifani” për evazion fiskal.
Apeli mori vendim edhe për ish shefin e njësisë Alfa, Ivica Ançevski-Puki i akuzuar në rastin “Tortura” për arrestimin e Ljube Boshkovskit. Edhe ankesa e tij u refuzua, edhe për të mbetet masa e kujdesit. Ai çdo të premte do të paraqitet në gjykatë por edhe do të ketë ndalesë komunikimi me persona të caktuar. PSP paraqiti 30 ankesa ndaj vendimit të Apelit që të mos përcaktohet asnjë paraburgim ndaj 17 kërkesave me masë të tillë
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj