Një i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, ka mbetur i vrarë në Tetovë.
Bëhet fjalë për 38 vjeçarin Jeton Rexhepi, i dënuar më parë për vrasje i arratisur shumë vite më herët nga burgu.
Kjo ishte tentativa e katërt me radhë e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi, është kundërpërgjigjur me armë zjarri.
Burimet e para nga terreni flasin se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.
Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016 por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i ikte policisë.
Të dhënat jo zyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë./Alsat

E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...